Australiania Gina Stewart, e vetëshpallur “gjyshja më seksi në botë” ka postuar pamje nga festa e 50-vjetorit të saj, të shoqëruara me komentet e fansave që i thonë se duket sa gjysma e moshës.
Ajo tha për ‘Daily Star’: “Po qëndroj në vilën e hotelit me pesë yje Sheraton Grand Resort Hotel në Queensland, Australia. Jam e rrethuar nga familja duke shijuar motin e ngrohtë”.
Gina shfaqte për fansat e saj dhe tullumbacet me numër ’50’ së bashku me tortën e ditëlindjes.
Gina u bë e famshme në 2018 kur arriti në finalet e konkursit australian të bukurisë Maxim, ku u rendit e dyta megjithse konkuronte me 18 vjeçare.
Ajo është tashmë gjyshe pasi ka një nip një-vjeçar, prandaj dhe fansat e quajnë “gjyshja më seksi në botë”.
Në fillim të vitit Gina u tërbua kur videot e saj u hoqën nga rrjeti kinez Tik-Tok pasi kishin shumë lakuriqësi.
Në videot e saj dominon gjoksi thuajse i zhveshur, i cili përdoret so aksesort në aktivitete të ndryshme si kositja e barit apo bërja e punëve të shtëpisë.
Gina ka akuzuar gjithashtu rrjetin Instagram se kërcënon lirinë e fjalës pasi i ka hequr fotot nga llogaria.
Top Channel