Fotot/ Fjolla Morina shfaqet për herë të parë pasi gjykata e Kukësit e la në “Arrest shtëpie”

23/09/2020 18:20

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina tashmë ndodhet në “Arrest shtëpie” në Kukës, pasi u arrestua ditën e shtunë në Morinë me dy armë në makinë.

Së fundmi ajo është shfaqur shumë e lumtur duke shijuar disa momente me vajzën e saj të vogël, Alayah. Ato janë shfaqur të përqafuara dhe duke buzëqeshur me njëra-tjetrën.

Fjolla u arrestua të shtunën në kalimin kufitar të Morinës, pasi iu gjet një armë zjarri dhe një armë tip çakmak në makinë, ndërsa po udhëtonte bashkë me dy persona të tjerë.

Pas gjyqit të saj të martën, Fjolla u la në arrest shtëpiak për 30 ditë deri në një vendim të dytë, pasi mbi të rëndon akuza e trafik armësh dhe municionesh që dënohet nga 10 deri në 20 vite burg.

Ajo tashmë po qëndron në një banesë me qira në Kukës, deri në vendimin e ri të gjykatës.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel