Ndodh mrekullia/ Pas disa vitesh e martuar 37-vjeçarja arrin të sjellë në jetë trinjaket: Shpërtheva në lot…

22/09/2020 21:41

Një çift nga Britania e Madhe, kishin vite që ishin të martuar por ende nuk e kishin mirëpritur në jetën e tyre fëmijë.

Ata shpenzuan mijëra euro trajtime në “fekondim invitro”, por edhe pas pesë seancave, gruaja e identifikuar si Niamh ende nuk mbeste shtatzëne. Naimh dhe bashkëshorti i saj Jeff, humbën çdo shpresë dhe nxitën mendimin që të gjenin një nënë zëvendësuese.

Por pak para se të ndiqnin këtë rrugë, mrekullia ndodhi dhe Naimh filloi të përjetonte simptomat e para të shtatzënisë. Pas një vizite tek mjeku, 37-vjeçarja Niamh, mësoi se mbante në bark trinjakë të gjenisë femër. Vajzat erdhën në jetë në dhjetorë të vitit 2019 dhe njihen me emrat, Molly, Chole dhe Megan.

“Jeta është plot me ngjyra tani. Thjesht kam familjen që gjithmonë kam ëndërruar. Kam menduar gjithmonë që nuk do të kisha fëmijë, por kur mëson se do të sjellësh në jetë tre të tillë, është një ndjenjë e mrekullueshme. Unë nuk kisha para në herën e fundit që aplikova fekondimin invitro, por babai më thirri dhe më tha se ka depozituar në llogarinë time bankare shifrën e 7,600 eruove, aq sa është edhe kosto e kësaj ndërhyrjeje. Kur mora këtë lajm shpërtheva në lot. Tani di të them se jam njeriu më i lumtur në botë”, u shpreh Naimh.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel