Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore nga 1618 teste të kryera ka regjistruar 135 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup-45, Prilep-7, Strumicë – 7, Tetovë-6, Strugë-3, Ohër-3, Koçanë-3, Kërçovë-2, etj.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 135 pacientë të shëruar dhe 5 viktima. Betejën me COVID-19 e ka humbur një pacient nga Tetova i moshës 53- vjeçe, një 60-vjeçar nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 57-vjeçe, një pacient 60- vjeçar nga Struga dhe një tjetër 60-vjeçar nga Manastiri

Top Channel