
Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi riatdhesimin e fëmijëve të mbetur në kampin famëkeq, Al Hol në Siri.
Ministri Lleshaj aktualisht ndodhet në Liban për të negociuar me autoritetet atje riatdhesimin e fëmijëve, ndërsa në një lidhje direkt në studio ai tha s’e të rriturit është e pamundur të tërhiqen nga atje.
Ndërkaq, gazetari Taulant Kopliku, tregoi se një gazetar libanez, ka arritur të lirojë murgeshat që u morën peng në 2014 në afërsi të Damaskut. Ky person sipas Koplikut përflitet se ka qenë në kontakt gjatë ditës me ministrin Lleshaj dhe sipas Koplikut, i cili i bazon pretendimet në bisedat telefonike që ka pasur me një kolegen e tij në Liban, nëse gazetari që ka pasur kontakte me Lleshajn, i ka premtuar këtij të fundit sigurimin e fëmijëve, mund të quhet një çështje e mbyllur çështja e riatdhesimit, thotë ai.
“Një personazh që operon në terren, Abaz Ibrahimi, një person i cili ka negociuar direkt në krizën e murgeshave të marrë peng në vitin 2014 në afërsi të Damaskut, ka qenë ai person që i ka tërhequr murgeshat nga pengmarrja. Është një person që lëviz në terren. Para disa orësh kam biseduar me një kolege që operon në terren. Dhe më tha nëse ai i ka thënë ministrit tuaj po i kthej ato fëmijë, ai i bën. Ka dhe njerëz të presidentit të Republikës duke u marrë me këtë çështje. Shpresojmë që këtë fëmijë të rikthehen në shtëpi”, tha Kopliku.
Top Channel