Një kangur lindor australian ka lindur një bebe albino pas çiftimit me një mashkull me mutacionin e rrallë gjenetik.

Këlyshi i bardhë ka lindur në rezervatin Panorama Garden në juglindje të Melbourne, muajin e kaluar.

Annemaree Van Rooy, pronari i familjes së pazakontë të kangurëve, thotë se nuk është e vështirë të dallosh anëtarin e ri të familjes, kur nxjerr kokën nga xhepi i barkut të nënës së tij.

Mutacioni gjenetik bën ai të mos ngjajë fare me nënën, e cila ka pellush gri e kafe.

Marsupiali i vogël ka humbut të gjithë pigmentin e qimeve, syve apo të lëkurës, dhe është tërësisht i bardhë.
Kjo nuk është hera e parë që kangurë albino vijnë në Panorama Garden.

“Ne kemi një tufë kangurësh të bardhë dhe kangurë albino që jetojnë këtu. I pari ka lindur rreth tetë vjet më parë”, thotë Van Rooy.

“Tashmë kemi një tufë prej nëntë kangurësh të bardhë, si nga ata me pellush të bardhë dhe albinio. Dallohen shpejt nga të tjerët”.

Biologu Mark Eldridge ka thënë se kangurët e bardhë ose albino lindin një herë në 50,000 apo 100,000 kafshë.
Bazuar në këto shifra në Australi llogaritet të ketë rreth 500 të tillë.

Kafshët me albinizëm kanë probleme me mbijetesën në botën e egër. Ato nuk janë të aftë sa të tjerët për gjueti prej shikimit të dobët të dyve, si dhe janë objektiv më i thjeshtë për gjuetinë ilegale.

FOTO GALERI
3/10
Pronari i familjes së pazakontë të kangurëve, thotë se nuk është e vështirë të dallosh anëtarin e ri kur nxjerr kokën nga xhepi i barkut të nënës

Top Channel