(Emri)/ Falsifikoi formularët për kalimin e 33 shtetasve shqiptarë në Greqi, arrestohet 41 vjeçari

22/09/2020 13:53
Ilustrim

Një person është arrestuar gjatë ditës së martë nga Policia e Korçës.

Erald Balliu, 41 vjeç dyshohet se iu ka bërë formularë të falsifikuar 33 shtetasve shqiptarë që po tentonin të kalonin kufirin për në Greqi.

41 vjeçari iu merrte një shume nga 1000 deri në 1500 lekë për t’iu plotësuar këtyrë shtetasve një formular që i lejonte kalimin e kufirit për në Greqi.

Gjithashtu Policia ka vijuar operacionin “ Perimetri” ku është arrestuar një person nga Lezha i cili po bëntë transportimin e dy emigrantve të paligjshëm.

Shtetasi Erik Gjergji, 40 vjeç, kundrejt një fitimi prej 250 eurosh u kishte premtuar klandestinëve kalimin drejt vendeve të BE-së. 40 vjeçari u arrestua në Pogradec.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA