Zyrtarët e botës së egër thanë së fundmi se toksinat e algave mikroskopike të ujit kanë shkaktuar vdekjet më parë të pashpjeguara të qindra elefantëve në Botsvana.
Kjo e fundit strehon një të tretën e popullatës në rënie të elefantëve afrikanë.
Alarmi u ngrit kur kufoma elefantësh u panë në rajonin e deltës së lumit Okavango, mes majit e qershorit.
Zyrtarët thanë se të paktën 330 elefantë kanë vdekur nga ngrënia e cianobakterieve, ndërsa gjuetia ilegale ishte përjashtuar si shkak i vdekjeve.
Cianobakteriet janë toksina që krijohen natyralisht në ujin e ndenjur dhe nganjëherë rriten në një masë të gjerë algash në ngjyrë jeshile ose blu.
Shkencëtarët thonë se fenomene të tilla të njohura si lulëzime toksike mund të kenë lidhje me ndryshimet klimatike, sepse ato preferojnë ujin e ngrohtë.
Zbulimi vjen pas disa muaj testimesh në laboratore të specializuara në Afrikën e Jugut, Kanada, Zimbabve dhe SHBA.
Shumë nga elefantët e vdekur ishin gjetur në pellgje uji por autoritetet nuk i kishin fajësuar bakteriet pasi algat shfaqen në anët e pellgejeve ndërsa elefantët pijnë nga mesi i tyre.
“Në testimet e fundit ne zbuluam neurotoksina cianobakteriale që ishin shkaku më i mundshëmi vdekjes. Vdekjet ndaluan në qershor 2020, që korrespondon me periudhën e tharjes së pellgjevve të ujit”, tha kreu vendas i veterinarisë e botës së egër, Mmadi Reuben.
Ai shtoi gjithsesi se mbeten ende pikëpytje.
“Por ne kemi ende përgjigje për të kërkuar siç është fakti përse vetem elefantët e asaj zone, dhe jemi duke hetuar për hipotezat tona”.
Top Channel