Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai me këtë rast tha se beson se SHBA përsëri mund të arrijë edhe marrëveshjen finale politike në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Grenell arriti këtë sukses pasi të tjerët nuk e arritën. Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë do të sjellë normalizim ekonomik. Jam shumë krenar që ju zoti Grenell keni punuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Jemi popullata më re e në Evropë, por popullata më pro-amerikane në botë. Një falënderim i veçantë shkon për presidentin Donald Trump për paqen dhe stabilitetin, dhe presim me padurim vizitën e presidentit Trump në Kosovë. Nëse u bë e mundur marrëveshja për normalitet ekonomik, ne besojmë se SHBA përsëri mund të arrijnë edhe marrëveshjen finale politike në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell është bërë në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së.
Medalja Presidenciale e Meritave i ndahet Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.
Top Channel