Nga një kopsht të varfër, në një hapësirë “përrallore”/ E reja bën “magji” me vetëm pak euro

21/09/2020 22:12
Në krahun e majtë shfaqet foto e kopshtit si ishte në të kaluarën dhe në të djathtën shihet qartë transformimi "magjik" që i ka bërë Tara.

Të gjithë kemi një cep në shtëpi, kopsht apo oborr që është lënë paksa pas dore.

Një grua në Britaninë e Madhe ka shërbyer si frymëzim për të gjithë, në transformimin që i bën ambienteve në pronësi të saj. Tara Ward ka arritur që për vetëm 350 euro, të shndërrojë një kopsht të vogël me gjelbërim, në një “oaz” të vërtetë qetësie.

Gruaja e shtroi me beton hapësirën e vogël të tokës, e më pas vendosi në të orendi moderne. Tara vendosi të blinte dy karrige dhe bimë artificiale për të zbukuruar hapësirën. Ndërsa qirinjtë e vendosur përreth i jepnin vendit nuanca të shtuara romanticiteti.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

FOTO GALERI
2/4
Transformimi që i bëri e reja Tara Ward

Top Channel