Pa tapet të kuq, me prezantim në një teatër bosh, dhe yje të Hollywood-it që u bënë pjesë e eventit nga dhoma e gjumit apo salloni ndjenjes i shtëpisë së tyre, “Emmy Awards 2020” ishte pa dyshim një nga ceremonitë më unike të realizuara ndonjëherë.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve, e drejtuar nga Jimmy Kimmel, sigurisht që nuk kishte shkëlqimin e përhershëm, por do të mbahet mend gjatë.

Schitt’s Creek, Succession dhe Watchmen ishin fituesit e mëdhenj në Çmimet Emmy të këtij viti, të cilat u mbajtën virtualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Schitt’s Creek fitoi nëntë çmime, duke thyer rekordin e “Emmy Awards” për shumicën e fitoreve në një sezon të vetëm për një komedi.

Succession mori çmimin kryesor të natës, si seriali më i mirë dramë, si dhe aktorin më të mirë për Jeremy Strong.

Seriali i HBO gjithashtu fitoi çmime në kategoritë e dramës për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë gjatë ceremonisë virtuale.

Gjithashtu pas shumë vitesh, fansat patën mundësinë të shohin ribashkimin e disa prej aktorëve të kastit të serialit tejet të suksesshëm të viteve të 90-ta, “Friends”.

Ndërkohë, Zendaya, 24 vjeç, hyri në histori me një fitore surprizë për aktoren më të mirë të dramës, duke u bërë fituesja më e re ndonjëherë në atë kategori.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA