Ktheu motorin në mes të rrugës për të ‘sqaruar’ maqedonasit që bënin thirrje anti-shqiptare, Flet Adnani nga Shkupi: Ka ardhur koha…

20/09/2020 21:42

Ditën e djeshme në lagjen Gjorqe Petrov të Shkupit, grupi i tifozëve maqedonas “Komitet” u filmuan teksa lëshonin thirrje racise anti-shqiptare.

Këto veprime grupi i tifozëve i kanë bërë teksa në rrugë po kalonin disa dasmorë që shiheshin me flamuj shqiptarë në duar, të cilët nuk kanë ngurruar të dalin nga makinat dhe motorët dhe të përballen me maqedonasit ekstremistë.

Një nga të parët që ktheu motorin e tij, për tu sqaruar me grupin maqedonas ishte edhe Adnan Abdula. Ndërkohë ky i fundi pas incidentit ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke thënë se duhet ti themi STOP gjuhës së urrejtjes

Dhuna nuk është zgjidhje, ka ardhur koha t’i themi STOP gjuhës së urrejtjes, thotë Adnani.

Ndërkohë për këto veprime policia ka ndaluar 16 personat që shiheshin në video duke thirrur “shqiptari më mirë i vdekur…”

FOTO GALERI
25/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA