FOTO/ Bërrylat “bëhen” male dhe shpinat “kthehen” në lugina, fotografi bën “magji” me trupin e njeriut

20/09/2020 15:47

Fotografi Carl Warner, ka realizuar një “magji” të vërtetë me shkrepjen e disa fotove. Ai ka marrë si subjekt trupa njerëzorë, e me to ka realizuar një art magjepsës.

Me anë të një ndriçimi të mirë, Warner ka skalitur peizazhe momentale nga një trup muskulor mashkulli.

Si subjekt i fotografive është përdorur një person i vetëm, e më pas i ka takuar mjeshtërisë së fotografit për të realizuar setin e befasishëm. Bërrylat dhe gjunjët u “bënë” male, shpinat dhe qafat u “kthyen” në lugina dhe fusha.

Një fakt që të gjithë bien dakord është që ky fotograf, ka një aftësi të lartë krijuese.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

 

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA