Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat gjermane në Bavari.

Në intervistën e tij kryeministri flet për deklaratat që ka bërë presidenti Ilir Meta se do të shpërndajë parlamentin, por edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbejnë asnje suprizë në çfarë do forme që ato të materializohen. Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga dita dhe kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrë për të reflaktuar në Kodin Zgjedhor ndryshimet e rëndësishme që ndodhen përpara mbylljes së sesionit të kaluar, duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve, nga një formule absurde e cila ishte krejtësisht unikale që nuk e kishte asnjë vend, me një formulë që e kanë të gjitha vendet europiane që e kanë koalicionin si mundësi dhe që krijojnë koalicione parazgjedhore”, tha Rama

Në fund Rama ka edhe një mesazh për opozitën jashtëparlamentare, ku thekson se nuk ka kohë më për të pritur.

“Propozimi nuk është asnjë shpikje, propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin lista të hapura, çdo propozim është i diskueshem, unë uroj dhe shpresoj që opozita jashtëparlamentare të mos humbase kohë siç e ka zakon, sepse koha nuk pret. Zgjedhjet janë me 25 prill, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një proçesi ku pastaj do të duhet të zbatohet ligji zgjedhor. Mos harrojmë se kemi edhe angazhimin për sistemin e votimit elektronik dhe sa më shumë humbet kohe aq më pak bëhët i mundur implementimi i saj. E përsëris edhe njehërë që opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternative, por që të pengoje proçesin sic e ka zakon ta harrojë, sepse nuk ka kohë për të pritur dhe nuk do të presim pafundësisht”, e mbylli Rama intervistën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA