Gaetano Castrovilli shënon golin e parë të Serisë A në këtë sezon. Mesfushori 23-vjeçar i Fiorentinës rezultoi vendimtar në suksesin minimal të skuadrës vjollcë në “Artemio Franchi” ndaj Torinos.

Në fakt, Torino kishte rezistuar për minuta të tërë pas pësuar, por në të 78-ën Chiesa depërtoi nga e djathta e sulmit, duke hedhur një top në shtyllën e dytë, ku Castrollivi u gjend i vetëm e më shumë lehtësi e dërgoi topin në rrjetë.

Fiorentina, në fakt, e tundi rrjetën që në fillimin të pjesës së parë, por pozicioni i Biraghit u konsiderua në pozicion jashtë loje nga sistemi VAR.

Debuton me fanellën e Torinos mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili u hodh në fushë në minutën e 88-të në vend të Izzos, ndërsa Ujkani ishte në stolin e rezervave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA