Palestina regjistron 692 raste të reja dhe 9 vdekje nga Covid

18/09/2020 22:06

Palestina regjistroi sot 692 raste të reja të koronavirusit  dhe 9 raste të vdekjeve gjatë 24 orëve të fundit.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se virusi shkaktoi vdekjen e shtatë personave në Bregun Perëndimor të okupuar dhe nga një në Rripin e Gazës dhe Kudsin Lindor.

Numri i të vdekurve në vend u rrit në 286, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve tejkaloi 44 mijë, duke përfshirë rreth 31 mijë të shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA