Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish sot për të diskutuar për gjendjen në arsim dhe fillimin e vitit të ri akademik.

Aty është thirrur në interpelancë, ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili para të zgjedhurve të popullit tha se kanë marrë të gjitha masat për fillimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë.

Ministri Likaj tha se në kuadër të kësaj kanë dezinfektuar dhe pastruar të gjitha shkollat në Kosovë.

“Ky protokoll parasheh ndërrimin e skenarëve në bazë të numrit të personave të infektuar në sistemin arsimor. Personeli arsimor në rast kur një mësimdhënës tregon simptome të ngjashëm me Covid 19, menaxhimet i shkollës duhet të vlerësojë bashkë me DKA-në dhe duhet të gjendet zëvendësimi i përkohshëm brenda stafit të shkollës dhe sigurojë një test covid për të. Në rast të rezultatit pozitiv të gjejë zëvendësim për mësimdhënësit. Janë hartuar katër deklarata të përkushtimit për zbatim të udhëzimeve stritke të IKShPS-së…Janë pastruar dhe dezinfektuar shkollat dhe vendosur udhëzimet se si të sillen në kushte pandime. Secili institucion arsimor ka organizuar task-forcën e vet”, tha ai.

Likaj shtoi se kanë ndarë mjetet e duhura financiare dhe se kanë paraparë mënyrën e zëvendësimit të mësimdhënësve në rast që dalin pozitiv me Covid 19.

“MAShT ka ndarë 1 milion e 100 mijë, por nuk do të thotë të që do të ndajë mjete shtesë për blerjen e pajisjeve tabletë dhe laptop e pajisje tjera që janë të domosdoshme për të targetuar ata nxënës që nuk kanë pasur mundësi në mësimin në distancë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA