Një polic francez është filmuar së fundmi duke goditur me shkelma e duke shkelur mbi kokën e një të ndaluari që raportohet se i kishte kërcënuar me thikë kur i ishte kërkuar të mbante maskë fytyre në tren.
Rasti ka sjelle zemrim te gjere, ne nje jehone evropiane te vrasjes se George Floyd ne SHBA.
Pamjet e regjistruara nga pasagjerët tregonin 42-vjeçarin e arrestuar dhunshëm në stacionin francez të Orleans, pas raportimeve se britaniku ishte i pirë dhe refuzonte të mbante maskë.
Por pasi policët e kishin prangosur dhe shtrirë në platformën e stacionit, një nga oficerët shihet që e godet me shkelma në kokë dhe i shkel mbi të. Një nga pasagjerët dëgjohet që komenton ‘Është si në Shtetet e Bashkuara!’
Me ardhjen e forcave të tjera të policisë dy oficerët raportuan se i ndaluari kishte qenë i dhunshëm prandaj ishte nxjerrë me forcë nga vagoni.
Por raportimi i tyre u kundër shtua nga disa pasagjerë që thonin se oficerët kishin reaguar mbi masën.
I ndaluari raportohet se ka dalë tashmë nga spitali por mbetet në ndalimin e policisë.
Top Channel