Aksioni ndërkombëtar Los Blancos , dërgoi në qeli 20 persona të dyshuar si trafikantë droge dhe gjithashtu si të implikuar në kartelin më të madh shqip folës të kokainës.
Më herët nga aksioni i zhvilluar njëkohësisht në 10 shtete ishin arrestuar edhe 84 persona të tjerë, po ashtu të dyshuar për trafikimin e ngarkesave me kokainë drejt evropës me vend origjine Ekuadorin.
Europol njoftoi se karteli i drogës trafikoi në Evropë rreth katër ton kokainë dhe se gjatë goditjeve të herëpashershme atyre ju janë bllokuar rreth 5.5 milionë euro. Në Shqipëri u arrestuan pesë persona, të cilët do t’i dorëzohen përmes procedurës së ekstradimit drejtësisë italiane. Në grupin që Europol e cilëson si kartel droge shikohet me rol të rëndësishëm Dritan Rexhepaj, një shqiptar që mbahet prej kohësh në burgjet ekuadoriane dhe që prej kohësh kërkohet edhe nga drejtësia shqiptare.
40 vjeçari nga Vlora dyshohet se negocioi me kartelet në Ekuador dhe përmes lidhjeve të tij në disa qytete por veçanërisht në Vlorë organizuan transportin e tonelatave , të qarkulluara në këtë linjë përgjatë pesë viteve të fundit. Për të realizuar këtë qëllim karteli që u përgjua nga skuadrat e lëvizshme italiane krijoi kompaninë Bello përmes të cilës trafikoi me metoda të sofistikuara dhe formula kineze sasirat e konsiderueshme të kokainës.
Top Channel