Romë, studenti amerikan kërkon falje për vrasjen me thikë të policit italian

16/09/2020 19:08

Një student amerikan i akuzuar për vrasjen e një oficeri të policisë italiane ka kërkuar ndjesë sot në gjykatën e Romës.

20 vjecari Finnegan Lee Elder, po gjykohet bashkë me mikun e tij Gabriel Christian Natale-Hjorth, 19 vjeç, për goditjen fatale me thikë ndaj Mario Cerciello Rega në një rrugë qendrore të Romës vitin e kaluar. Elder iu referua natës së vrasjes si “më e keqja e jetës time”.

“Dua t’i kërkoj falje të gjithëve, familjes dhe miqve të Cerciello Rega, të gjithë botës”, tha ai.

35 vjecari Cerciello Rega u vra ndërsa kolegu i tij Andrea Varriale u plagos, pasi dy oficerët në veshje civile u konfrontuan nga Elder e Natale-Hjorth, teksa policët po hetonin vjedhjen e një çante.

Më herët gjatë asaj mbrëmjeje Elder e Natale-Hjorth, të cilët ishin në kryeqytetin italian me pushime kishin tentuar të blenin kokainë në Trastevere, një zonë e njohur për jetën e natës. Një ndërmjetës i kishte çuar te një shpërndarës drogash, i cili u kishte shitur atyre aspirinë në vend të drogës.

Për të marrë hak ata morën çantën e ndërmjetësit dhe u larguan, duke kërkuar paratë dhe kokainën për ta kthyer.
Ndërmjetësi kontaktoi me amerikanët dhe ra damord të takoheshin në Prati, por ai kishte kontaktuar gjithashtu policinë e cila erdhi në vendin e ngjarjes.

Dy të auzuarit nga Kalifornia, besonin se policët ishin kriminelë të lidhur me ndërmjetësin dhe u konfrontuan me ta.

Policia i gjeti ata më vonë në hotelin e tyre, bashkë me thikën 18cm të gjatë, me të cilën Cerciello Rega ishte goditur 11 herë. Elder tha se e kishte sjellë thikën në valixhe nga SHBA.

“Në burg kam pasur kohë të reflektoj, dua të them se ajo ishte nata më e keqe e jetës time, jo sepse jam në burg por sepse ndërpreva jetën e dikujt, theva lidhjen mes vëllezërve, mora birin nga nëna e tij, nuk do ta fal kurrë veten, nuk pres që familja e Cerciello të më falë por shpresoj që të ndodhë një ditë”, tha Elder.

FOTO GALERI
3/3
20 vjecari Finnegan Lee Elder ka kërkuar ndjesë për vrasjen e një oficeri të policisë italiane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA