Mësuesja 29 vjeçare britanike në Tailandë përdhunohet në takimin e parë nga i dashuri francez

16/09/2020 16:31

Një francez është arrestuar në Tailandë pasi ka përdhunuar një mësuese britanike në takimin e tyre të parë.

36 vjeçari Elies Gunenez, me origjinë nga Parisi, u arrestua sot në ishullin e Phuket pasi 29-vjeçarja britanike e akuzoi se e ka përdhunuar më 7 shtator.

Gruaja kishte ardhur në Tailandë si turiste por po festonte gjetjen e punës së ëndërrave si mësuese anglishteje. Ajo i tha policisë se ishte njohur me Gunenez në një ‘beach bar’ natën e përdhunimit, pasi kishin biseduar më parë online.

Policia tha se Guenez ishte martuar më parë me një grua tailandeze por ishte divorcuar kohët e fundit pasi kishte humbur punën prej koronavirusit.

Akuzuesja tha se më vonë ata kishin shkuar në dhomën e saj të hotelit ku ishte përdhunuar tre herë me forcë nga Guenez.

Viktima kishte kontaktuar ditën tjetër ambasadën britanike dhe kishte shkuar në spital për kontrolle mjekësore dhe prova të dhunimit.

Ndërkohë policia kishte nisur kërkimet për Guenez, i cili u arrestua sot duke drejtuar një makinë për në qytetin e Chalong.

Policia tha se Guenez pranoi se kishte bërë seks me gruan por jo me forcë.

Koloneli i policisë Chompunoot Anantayakul tha: “Ky është një rast serioz dhe ne po mbledhim të gjitha provat e mundshme. Viktima erdhi në Tailandë si turiste para se të gjente punë si mësuese anglishteje në provincën e Nakhon Sawan. Ne do të kujdesemi për mirëqenien e çdo turisti në Tailand dhe do të sigurohemi që ky rast të procedohet korrektësisht. Dua të falenderoj mediat britanike për interesin, duke treguar për punën e policisë tailandeze për të siguruar miqëqenien e qytetarëve”.

FOTO GALERI
3/3
Guenez u ndalua teksa shkonte drejt qytetit Chalong

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA