Balerina e teatrit Bolshoi copëtohet e shkrihet në acid nga “menaxheri” maniak që e shantazhonte

16/09/2020 17:04

Policia tha se një balerinë e teatrit rus me famë botërore Bolshoi është gjymtuar dhe shkrirë në acid sulfurik pasi një shantazhues e kërcënonte të publikonte fotot e saj të zhveshura.

Detektivët rusë thanë se po ndjekin një pistë të re në hetimet për zhdukjen e kërcimtares 25 vjeçare Olga Demina, gjashtë vjet më parë.

Olga besohet se është vrarë gjatë mashtrimit nga një burrë që pretendonte se zotëronte “foto seksualisht kompromentuese të saj”.

40 vjeçari Malkhaz Dzhavoev, i përshkruar më parë si “menaxheri” dhe “i dashuri” i saj është i dyshuari kryesor.

Ai është ndaluar në Moskë në 2017 pas ekstradimit të Interpol nga Gjermania, ku ishte larguar, duke kërkuar azil si refugjat kurd.

Kohët e fundit ai u burgos për pesë vite për mashtrim në lidhje me apartametnin e të dashurit të balerinës e Alexey Fetisov, dhe është gjithashtu i dyshuar për vrasjen e Olga.

Një zyrtar i policisë tha dje për të përditshmen Komsomolskaya Pravda se Dzhavoev “ka thënë privatisht” se ka gjymtuar trupin e Olgas dhe e ka shkrirë në acid, mundësisht duke hedhur mbetjet pranë një liqeni.

Burimi tha: “Ne jemi duke kërkuar atje. Acidi sulfurik shpërbën gjithçka në zero, por disa fragmente trupi mund të ruhen, ne duhet t’i gjejmë ato”.

Pak para zhdukjes së balerinës Dzhavoev e kishte marrë atë në një udhëtim jashtë Moskës për të kërcyer në një klub nate për disa biznesmenë.

Policia ka zbuluar se Dzhavoev dhe babai i tij kanë blerë acid sulfurik nga një burim industrial.

Nëna e balerinës Elena Demina tha:  “Hetuesit kanë inforamcione të treja mbi çështjen. Me sa duket vrasësi e ka gjymtuar trupin e saj dhe e ka shkrirë në acid. Pak para vdekjes ajo shiti makinën dhe paratë ia dha Dzhavoev. Ajo ishte tërësisht në mëshirë të tij”.

Nëna beson se ai i bënte shantazh me foto “seksualisht konpromentuese” por megjithse ajo e paguante foto u postuan online.

FOTO GALERI
2/8
Ajo kercente me teatrin me fame boterore Bolshoi

Top Channel