Boksieri argjentinas arrestohet për rrahjen për vdekje të të dashurës shtatzënë

15/09/2020 18:38

Boksieri Rezno Pancera po merret në pyetje si i dyshuar për rrahjen për vdekje të së dashurës së tij pesë-muajshe shtatzënë Micaela Sabrina Zalazar, në shtëpinë e saj në Buenos Aires, Argjentinë.

25 vjeçari Pancera u arrestua për vrasjen e 27 vjeçares Zalazar, e cila vdiq dje në Buenos Aires.

Viktima ishte dërguar në spital me një krah të thyer dhe hemoragji abdominale, dhe vdiq pasi i thanë se kishte humbur beben.

Doktorët njoftuan policinë dhe Pancera u arrestua në shtëpinë e saj, i akuzuar për vrasje në kushte të rënda, dhunë gjinore dhe abort. Ky i fundit është i jashtëligjshëm në Argjentinë.

Policia tha se Zalazar e kishte raportuar në polici të dashurin e saj Pancera për dhunë edhe në dy raste të tjera, në tetor 2019 dhe në shkurt të këtij viti.

Të dyshuarit i ishte dhënë një urdhër distancimi pas incidentit të dytë por çifti raportohet se ishin afruar përsëri.

Një anëtare e familjes së viktimës Antonella Zalazar, shkruante në mediat sociale: “Kjo ishte Micaela Zalazar, ishte 27 vjeçe, kishte dy fëmijë dhe ishte pesë muajshe shtatzënë. Ndërsa ai është Renzo Pancera, vrasësi i saj që i mori jetën sikur të mos ishte asgjë, mori nënën nga dy fëmijët e saj. E rrahu derisa humbi ndjenjat, i theu krahun dhe i vrau beben. Ky bastard ka vrarë Micaelën tonë dhe ne duhet të bëjmë drejtësi që ky krim të mos kalojë i padënuar”.

Dy fëmijët e Zalazar vinin nga marrdhënie të ndryshme dhe tashmë raportohet se po qëndrojnë me baballarët e tyre.

FOTO GALERI
1/3
Micaela Sabrina Zalazar pesë-muajshe shtatzënë eshte rrahur per vdekje në shtëpinë e saj në Buenos Aires

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA