Zbulimi i fundit shkencor shton mundësinë të jetës në retë e planetit Venus

14/09/2020 19:07

Një skenari i ri, i jashtëzakonshëm shkencor, ka sjellë idenë e organizmave të gjalla që jetojnë në retë e Planetit Venus.

Kjo është ajo çka astronomët po marrin në konsideratë pas zbulimit të një gazi të pashpjegueshëm në atmosferën e tij.

Ky gaz është fosfina – molekula e përbërë nga një atom fosfori dhe tre hidrogjeni.

Në tokë, fosfina është e lidhur me jetën dhe mikrobet që jetojnë në të brendshmet e gjallesave si pinguinët apo në mjedise të tjera të vafra me oksigjen, si kënetat.

Prof . Jane Greaves, e Universitetit të Cardiff  dhe kolegët e saj në Britani thonë në studimin e tyre se zbulimi i këtij komponenti tregon për gjurmë të mundshme biologjikë në Venus pasi askush nuk ka dokumentuar më parë fosfinën në mënyrë abiotike.

“Gjatë gjithë karrierës time kam punuar me kërkimin e jetës nëpër univers prandaj jam shumë e emocionuar që diçka e tillë është e mundur”.

Ajo thotë se fosfina në Venus u identifikuar fillimisht me anë të teleskopit  James Clerk Maxwell Telescope në Hawaii, dhe më pas u konfirmua dhe nga teleskopi Atacama në Kili.

Kjo sepse fosfina ka një “linjë të veçantë absorbimi” të cilën radio teleskopët e pikasin me rreze vale prej 1mm. Gazi është observuar në lartësitë e mesme të planetit në rreth 50-60km.

Venus nuk është për shkencëtarët maja e listës ku ata do të kërkonin për jetë aliene në sistemin diellor. Në krahasim me tokën ai ëshrtë një ferr për jetën, me 96% të atmosferës të përbërë nga dyoksidi i karbonit dhe temperaturat arrijnë në 400C gradë .

Sondat hapësinore që janë ulur aty kanë zgjatur vetëm disa minuta, kështu që nëse ka vërtet jetë në Venus, duhe të jetë diçka e jashtëzakonshme.

FOTO GALERI
1/4
Molekula e fosfines përbëhet nga një atom fosfori dhe tre hidrogjeni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA