Lukashenko merr $1.5mld hua nga Putin: “Jemi një mik në hall”

14/09/2020 20:51

Presidenti i trazuar i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ishte duke mbajtur bisedime sot me homologun e tij rus Vladimir Putin, çka pritet të përcaktojë nëse do të mund t’i mbijetojë lëvizjes së protestave kundër tij.

Dyshja u takuan në rezidencën e Putin në Sochi, udhëtimi i parë jashtë vendit që Lukashenko bën që prej nisjes së protestave disa muaj më parë.

“Një mik është në telashe,” i tha Lukashenko Putin në komentet televizive, teksa e falenderonte.

“Putin herë pas here kishte një pamje të bezdisur në takim, duke rrahur gishtat e këmbët teksa Lukashenko vijonte me monologun e tij të gjatë”, komentonte britanikja ‘Guardian’ takimin.

Putin tha se Rusia do t’i oftojë Bjellorusisë një hua prej $1.5 miliardë me të cilat Lukashenko mund të evitojë krizën ekonomike afatshkurtër.

Analistët thonë se Putin nuk e preferon dhe as nuk ka besim te Lukashenko, por gjithashtu nuk preferon që pushteti zyrtar të sfidohet nga protesta rruge në një vend kaq pranë Rusisë.

Vizita vjen një ditë pasi policia e Lukashenko u përball me një tjetër protestë në Minsk ku përdori pompat e ujit ndaj protestuesve.
Sot minsitri i brendshëm tha se 774 njerëz ishin arrestuar prej të dielës, me rreth 500 vetëm në kryeqytetin Minsk.

FOTO GALERI
2/3
Putin tha se Rusia do t’i oftojë Bjellorusisë një hua prej $1.5 miliardë

Top Channel