Italia tronditet nga vdekja e të riut me ngjyrë, të rrahur për vdekje

12/09/2020 21:39

Qindra njerëz në Itali iu bashkuan sot funeralit të një të riu me ngjyrë që u rrah brutalisht për vdekje disa ditë më parë në periferi të Romës.

Kryeministri Giuseppe Conte dhe ministri i brendshëm italian ishin mes pjesmarrësve në funeralin e Willy Monteiro Duarte.

21-vjeçari u vra gjatë një përleshjeje në Colleferro, në orët e para të 6 shtatorit.

Megjithse katër italianë janë arrestuar deri tani për ngjarjen, duke përfshirë dhe dy vëllezër me precedentë dhune, prokurorët nuk kanë thënë ende nëse ngjarja ka motivim racor.
Agjencitë e lajmeve në Itali thonë se Monteiro Duarte u vra teksa po i vinte në ndihmë një mikut të tij që po rrihej.

Viktima ishte i lindur në Romë me prindër nga Cape Verde në Afrikë, dhe përshkruhej si punëtor dhe i drejtë nga ata që e njihnin.

Qindra njerëz në funeralin e tij veshur me këmisha të bardha dhe me maska në fytyrë ecën drejt stadiumit ku Monteiro Duarte u nderua.

Kryeministri italian i shprehu ngushëllime familjes, para se të kërkonte që drejtësi.

“A duhet t’i themi fëmijëve të kthejnë kokën në anën tjetër? Të mos ndihmojmë një shok që është në telashe? Nuk mendoj se kjo është përgjigja apo rruga përpara. Ne duhet të shtojmë përpjekjet në çdo kontekst, që fëmijët tanë të rriten me kulturën e respektit për të gjithë”, tha Conte.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA