Një avion i vogël me turistë është rrëzuar në vargmalin Belledone në lindje të Francës. Në aksident raportohet se kanë humbur jetën 3 vetë.
Qendra e zjarrfikësve në Isère tha se avioni ishte përplasur në kalimin ‘Pas de la Coche’ rreth orës 10:28 të mëngjesit.”
E përditshmja vendase ‘Le Dauphiné Libéré’ tha: “Barinjtë dhe turistët kanë raportuar rrëzimin e një avioni të vogël turistësh, i cili më pas shpërtheu në flakë”.
Avioni ishte në pronësi të rrjetit Aéroclub du Dauphiné me bazë në aerodromin e Versoud.
Një zëdhënës i klubit tha: “Nuk dihen ende rrethanat e përplasjes me malin në Pas de la Coche. Sipas pilotëve vendi është një kalim i njohur dhe nuk paraqet vështirësi në kushte të mira moti”.
Kompleksi malor Belledonne në lindje të qytetit të Grenoble është pjesë e Alpeve franceze. Ai njihet për zonat e skive dhe sporteve të dimrit dhe ka disa nga panoramat më të bukura të rajonit.
Top Channel