Një adoleshent akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij dhe ka mbajtur në krevat kufomën e saj, pasi e pa të kërcente me një djalë tjetër.
18 vjeçari Paulo Eduardo dos Santos, nga Mato Grosso do Sul, Brazil, akuzohet se ka vrarë 17-vjeçaren Jeniffer Caceres de Oliveira në mars të këtij viti.
Policia shkoi në 1 prill në apartamentin e de Oliveira ku ajo jetonte me dos Santos, pas marrjes së raportimeve për erë të keqe.
Trupi u gjet në gjendje dekompozimi në krevatin e çiftit, ku ajo besohet se ka vdekur më 29 mars.
Fqinjët raportohen se ishin konfrontuar me Dos Santos për erën e keqe dhe ai u kishte thënë se i kishte ngordhur qeni i shtëpisë dhe nuk kishte gjetur ende një vend për ta varrosur.
Hetuesit zbuluan më vonë se natën e vdekjes së Oliveira, çifti kishin dalë në një klub nate dhe kishin debatuar pasi dos Santos kishte parë de Oliveira që kërcente me një tjetër të njohurin e tyre.
Fqinjët thanë për mediat se çifti debatonin shpesh.
Dos Santos akuzohet se ka mbytur de Oliveira me duar dhe me kordën e një karikuesi celulari. Më pas ai kaloi natën pranë trupit të saj dhe të nesërmen vazhdoi normalisht aktivitetin e tij.
Top Channel