Polici digjet në flakë pas goditjes nga bomba e benzinës në protestat e dhunshme

11/09/2020 19:24

Pamjet e mediave tregonin sot një oficer policie të mbuluar nga flakët gjatë ditës së dytë të protestave të dhunshme në Kolumbi pas vrasjes nga policia të Javier Humberto Ordonez i goditur disa herë prej tyre me mjet shkarkimi elektrik.

Gjatë protestës kundër brutalitetit të policisë deri tani janë vrarë 10 njerëz në kryeqytetin e Kolumbisë Bogota.

Polici në pamje ishte nga rastet më të rënda pasi koktejli molotov i shpërtheu në këmbë duke e mbuluar në flakë. Autoritetet nuk njoftuan për masën e plagëve të tij.
Qindra protestues të zemëruar prej dy ditësh kanë sulmuar stacione të policisë me gurë, shkopinj dhe kazanë mbeturinash.

Dy stacione policie janë djegur tërësisht në Bogota ndërsa dhe tre të tjerë janë sulmuar.

Kryengritje të dhunshme ka pasur gjithashtu në qytete të tjera si Medellin, Ibague and Pereira.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA