“Në zemër të Alpeve shqiptare. Për të mos u humbur”/ Soreca ndryshe, sportiv dhe me flamurin kuqezi

07/09/2020 08:39

Ambsadori i BE-së, Luigi Soreca ka ngjitur majën e Vajushës në alpet shqiptare.

Ai ka postuar foto nga aventura në veri të Shqipërisë, ndërsa tregon edhe impresionet që përjetoi.

“Hiking në Lëpushë, ju çon në zemër të Alpeve shqiptare!

Ne u ngjitëm te Maja e Vajushës në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në dy luginat. Për të mos u humbur” shkruan ai.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel