Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” me anë të një konference për mediat shqiptare ka folur rreth asaj që pritet të bëjë qeveria e re në Malin e Zi.

Sipas deklaratave të Abazoviç qeveria e re do të punojë vetëm drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se kryeministri i ardhshëm duhet të jetë një person i gatshëm për të kontribuar për vendin.

Abazoviç deklaroi se qeveria në ikje e Gjukanoviç është e akuzuar për krim e korrupsion. Ndërsa më tej shqiptari Dritan Abazoviç tha se imazhi i shqiptarëve në vend tashmë është në rritje, duke premtuar se koalicioni i tij do të punojë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së tyre.

Ai tha gjithashtu se është kërcënuar por theksoi se nuk do t’i largohet përgjegjësive politike. Kreu i grupimit URA foli edhe për marrëdhëniet me politikanët shqiptarë, ku tha se ka marrë mjaftë mesazhe urimi.

“Koalicioni ynë synon integrimin në Bashkimin Europian. Qeveria jonë do të punojë në interes të qytetarëve. Unë nuk i largohem përgjegjësive politike. Më kanë kërcënuar, por nuk viktimizohem!”, tha ai.

Sa i përket mundësive që ai të jetë kryeministër i Malit të Zi, Abazoviç tha:

“Nuk e di a do të jetë ajo zgjedhje. Nuk jam i interesuar a do vijojë në atë drejtim. Kryeministri i Malit të Zi duhet të jetë dikush që do punojë në interes të qytetarëve dhe do e çojë malin e Zi në BE. Nuk ka rëndësi a është Dritani apo kush tjetër. Shumë sfida i kam marrë përsipër dhe nuk i kam ikur as tani. E di që është shumë e vështirë por këtu jam. I gatshëm të jap çdo kontribut”, deklaroi ai.

Abazoviç tha se nuk ka qeveri pa lëvizjen që drejton. Por a do jetë Abazovic, një zë i fortë i shqiptarëve?

“Vetë prezenca në politikë ka ardhur në një impakt. Imazhi i shqiptarëve një nivel është rritur. 30 vite ne nuk kemi sukses. Unë mendoj se nuk ka për të qenë aspak zor për të qenë më i suksesshëm se qeveria e mëparshme por ne kemi qejf të jemi shumë më të suksesshëm. Zëri im dhe i partive të tjera ka për të qenë për përmirësimin e standardit të jetesës të të gjithë qytetarëve”, tha Abazovic.

Sa i përket komunikimit me politikanët shqiptarë ai u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar.

“Kam marrë mesazhe urimi, nuk kanë qenë prej kryesisë por dhe deputetë në parlamentin e Shqipërisë. I jam mirënjohës. Jam i hapur për bashkëpunim. Mendoj se kemi bërë në punë të madhe por një punë e madhe është në vazhdim”, tha ai.

Pjesë nga deklarata e Abazoviç:

“Unë shpresoj se qeveria e re do dedikohet për drejtimin drejt perëndimit. Kush mendon se Mali i Zi e ka vendin diku tjetër nuk mund të jetë partneri im. Nuk di a do të jetë ajo zgjidhja. Nuk jam shumë i interesuar. Unë mendoj se kryeministri i ardhëm i Malit të Zi duhet të jetë dikush që do punojë për qytetarët. Dritan Abazi është i gatshëm me dhënë kontribut. Autostrada jonë e vetme është BE.

Vetë prezenca në politikë ka dhënë një imapkt. Imazhi i shqiptarëve është në rritje. E mbani mend imazhin e kombit tonë. 30 vite ne nuk kemi pasur sukses. Ne do jemi më të suksesshëm se qeveritë e tjera. Zëri im dhe koalicioni që përfaqësoj ka për të qenë në drejtim të përmirësimit dhe gjendjes së shqiptarëve

Nuk kam qejf me fol. Por kam marrë mesazhe urimi edhe nga deputetë. Jam i ri dhe në politikë dhe ka për të ardhur koha për bashkëpunime në drejtim të përmirësimit të çështjeve

I vetmi destabilizim është pushteti që duhet të largohet. Këtu kanë njerëz që kanë fituar miliona jashtë ligjit. Njerëzit e thjeshtë duan paqe, tolerancë, të drejta dhe demokraci. Vetëm ata që janë të lidhur me krimin, mundohen të prodhojnë destabilitet. Çdo gjë do kalojë në mënyrë paqësore. Ne jemi kënaqur kur kanë ardhur ndryshime në Kosovë dhe Shqipëri. Kërkoj mirëkuptim nga opinioni në Shqipëri dhe Kosovë

Shumë më kanë kërcënuar dhe më kanë bërë presion, por ata as më blejnë as më korruptojnë. Unë eci rrugëve edhe kur kam pasur më pak sukses. Mua nuk më blejnë e as korruptojnë.. Nuk kam asnjë far problemi”, deklaroi Abazoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA