Rusia triumfon 3-2 në Hungari dhe ngjitet e vetme në krye të grupit 3 të Ligës D në Nations League me pikë të plota.
Anton Miranchuk hapi serinë e golave pas 15 minutash lojë, ndërsa skuadra e Cherchesov dyfishoi shifrat me Ozdoev në minutën e 34-t. Në fillimin e pjesës së dytë Rusia shënoi edhe golin e 3-të me Fernandes, ndërkohë që Hungaria u përpoq të rikthehej në ndeshje me golat e Sallai dhe Nikolics por vetëm sa rihapi sfidën pasi nuk arriti të merrte qoftë edhe një pikë në këtë sfidë.
Në sfidën tjetër të Ligës B, Finlanda bëri surprizën duke fituar 0-1 në Irlandë me golin e Jensen në pjesën e dytë. Mori fitoren e parë Sllovenia në Ligën C me kombëtaren ballkanase që mposhti 1-0 në shtëpi Moldavinë. Goli i Bohar në minutën e 28-të i dha 3 pikët skuadrës së Matiaz Kek që bën pjesë në të njëjtin grup me Kosovën.
Top Channel