IKMT njofton se ka proceduar në gjendje të lirë një 45-vjeçar, i cili kryente veprimtari të marrjes inert pa leje në shtratin e lumit Seman.
IKMT njofton se: Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditje e atyre personave që kryejnë krime mjedisore.
Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me IKMT proceduan në gjendje të lirë shtetasin A.H, 45 vjeç, banues në lagjen 1 Maji, Kuçovë i cili dyshohet se kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman, në fahatin Salcë, Kozare.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
Top Channel