Ndarja nga jeta e ish-deputetit, Ruçi: Ndue Totri ishte një funksionar publik i përkushtuar

01/09/2020 17:10

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u ka dërguar sot një letër ngushëllimi familjarëve të ish deputetit Ndue Totri.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ndues, bashkëshorti, babait, vëllait dhe njeriut tuaj të shtrenjtë dhe ish kolegut tonë të dashur deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndue Totri është një nga inxhinierët dhe specialistët e shquar të Shqipërisë, që ia kushtoi jetën Shqipërisë, Mirditës dhe njerëzve.

Kudo ku shërbeu si inxhiner në industrinë minerale, si funksionar publik në niveletet lokale e qendrore, dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës 1991-1992, është shquar për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e lartë, shpirtin e madh dhe zemrën e gjerë.

Nduen do ta kujtojmë me dhimbje, mall e respekt të thellë për shërbimet që i ka bërë Mirditës së tij të dashur dhe të gjithë Shqipërisë, ekonomisë, shoqërisë, komunitetit, minatorëve, qytetarëve dhe të gjithë atyre me të cilët ka ndarë përkushtimin dhe sakrificat e tij për Shqipërinë.”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA