Presidenti i Senatit cek shkaktoi shumë pakënaqësi kur e deklaroi veten tajvanez gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin e Tajvanit.
Deklarata e tij shkaktoi reagimin e ashpër të Kinës që e konsideron ishullin si territorin e vet. Pekini tha se Vystrcil “do ta paguajë shtrenjtë” vizitën e tij atje. Zyrtari cek, në fjalën e tij iu referua fjalimit të presidentit amerikan John F. Kennedy, I cili deklaroi në Berlinit Perëndimor në 1963 se ishte berlinas.
Ai konsiderohet ende edhe sot si fjalimi më i njohur i periudhes së Luftës së Ftohtë dhe gjithashtu më I famshmi kundër komunizmit. “Kennedy, në fjalimin e tij të famshëm ‘Unë jam një berlinas’, kundërshtoi qartazi komunizmin dhe shtypjen politike, ndërsa mbështeti popullin e Berlinit Perëndimor”, tha Vystrcil.“Ju lutem, më lejoni ta shpreh personalisht mbështetjen time për Tajvanin dhe vlerën themelore të lirisë dhe ta përfundoj fjalimin e sotëm me një deklaratë ndoshta më të përulur, por po aq të fortë: Unë jam tajvanez”, tha Vystrcil, duke e artikuluar frazën e fundit në gjuhën mandarine.
Vystrcil, i cili po viziton ishullin me një delegacion politikanësh dhe biznesmenësh, tha se vizita në Tajvan nënvizon një politikë të jashtme, “të bazuar në vlera”, të vendosura nga presidenti i ndjerë i Çekisë, Vaclav Havel, një disident I njohur anti-komunist.Ashtu si shumica e vendeve, Qeveria çeke e njeh zyrtarisht politikën “Një Kinë”, sipas së cilës, Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij.Por, Vystrcil është anëtar i opozitës së qendrës së djathtë dhe nuk është i lidhur me protokollin diplomatik.
Top Channel