Salzman e Philip Morris International: Në kohën digjitale që jetojmë duhet të dëgjojmë

29/08/2020 10:58

Dekadat e fundit shënuan një revolucion në mënyrën se si ne komunikojmë, duke krijuar një botë ku ne mund të shohim miq dhe familjarë në të gjithë botën me një klikim. Pandemia e Covid-19 përshpejtoi zhvendosjen drejt punës online, me shumë kompani që përdorin teknologjinë për të komunikuar mes kolegëve.

Potenciali I ardhshëm I realitetit virtual është diskutuar shumë, duke shndërruar mënyrën se si lidhemi me njëri-tjetrin dhe si bashkëveprojmë me mjedisin tone fizik. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e fushës së teknologjisë parashikojnë një të ardhme ku komunikimi holografik të jetë kufiri I ri.

Megjithatë, ndryshimi I shpejtë në mënyrën se si ne lidhemi me njëri-tjetrin ka dhe mangësitë e tij. Ekspertët shqetësohen për ndikimin e përdorimit të shumtë të ekranëve të kompjuterave e smartphone-ve dhe mediave sociale. A do të ndikojnë këto mënyratë reja të komunikimit në aftësinë tone për të krijuar marrëdhënie domethënëse, dhe a ka kthim prapa nga kultura e nxitur nga mesazhet e çastit?

Marian Salzman, zëvendës presidente e komunikimeve për kompaninë e duhanit Philip Morris International (PMI) është një entuziaste e internetit. Duke folur në The Economist Event, të organizuar në internet me mbështetjen e Misionit Winnow, ajo thotë se të gjithë duhet të përfitojnë ose “të ndajnë gjëra me njerëzit e tjerë permes hapësirës online”. Dhe gjëja më e rëndësishme është të dëgjojmë atë që të tjerët kanë për të thënë.

Salzman sugjeron se ne duhet të dëgjojmë në mënyrë që të projektojmë jetën tone dhe të dëgjuarit duhet të jetë një përparësi kryesore si pjesë e tërë komunikimit në kohërat dixhitale ku po jetojmë.

Salzman është një nga parashikueset më të njohura të trendeve në botë dhe ndër drejtuesit më të vlerësuar në fushën e marrëdhënieve me publikun. Ajo është duke udhëhequr PMI në arritjen e objektivit për një të ardhme pa tym dhe për të përshpejtuar eleminimin e cigareve tradicionale.

Sipas saj, sfida është fuqizimi I arsimimit mediatik dhe universitetet, qeveritë dhe korporatat duhet të mbështesin fort faktin që mendimi kritik të jetë zemra e arsimit.

The Economist Event I mbajtur më 27 gusht 2020 ofroi online pikëpamjet e udhëheqësve të teknologjisë dhe ekspertë vetë tjerë rreth asaj se si lidhemi me njëri-tjetrin, si po ndryshon mënyra dhe çfarë do të thotë kjo për ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA