Rrjeti televiziv prestigjioz britanik BBC ka vendosur këtë sezon të reformojë veten. Drejtuesit e tij kanë qenë të vendosur në sjelljen e një drafti të ri për të ngritur audiencën dixhitale dhe për t’i tërhequr të rinjtë drejt logos së tij.

Në kushtet e një largimi të vazhdueshëm të moshës së re prej televizionit dhe shpërthimit të rrjeteve apo platformave të tjera online, drejtuesit e BBC janë duke reformuar gjigantin mediatik. Dhe këtë e nisën me ndryshimin e fjalës “televizion” dhe “radio” duke e zëvendësuar atë me fjalën “audio”. Ata pohojnë se kjo ka ardhur si rezultat i hartimit të një plani për të tërhequr më shumë audiencë të moshës 18-34 vjeç, të cilët preferojnë programe siç është Netflix, etj.

Gjithashtu, drejtuesit e BBC, thanë se në të ardhmen, nuk do të përdoret termi “televizioni BBC”, por “ekrani BBC”, veprim ky, i cili do të kushtojë mbi 1 milion paund. Një gjë e ngjashme ka ndodhur tashmë me radiot e saj. Fjala “radio” është hequr nga Departamenti i Programeve dhe është zëvendësuar me atë “audio”, thonë burimet.

Shefi i BBC News, Fran Unsworth gjithashtu la të kuptohet, një javë më parë, për ndryshimet që do të ndodhin duke thënë se edhe numri i edicioneve të lajmeve pritet të reduktohet gjithashtu pasi tani më shumë njerëzit i shikojnë lajmet në internet dhe në telefon.

Sipas “The Sun”, drejtuesit e BBC-së shfaqen të ashpër në këtë nismë dhe për ta nuk ka asnjë kthim prapa edhe pse e dinë se do të humbin një pjesë të audiencës së vjetër. Sepse sipas tyre, ky projekt i ri duket se ka si qëllim parësor ndjekjen e të rinjve. Për më tepër ata mendojnë se fjalët ‘radio’ dhe ‘televizion’ ngjajnë të ngathëta dhe janë tashmë jashtë mode. Ndërsa një zëdhënës i BBC tha se nuk ka asnjë plan të risillet kjo logo më një kompani të re, thjesht televizioni do të zëvendësohet me ekran, BBC Television në BBC Screen.

Marrë nga The Sun

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA