Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadat në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit
Këto foto mahnitëse të brendshme dhe nga distanca tregojnë atë që më partë ishte mjeti sekret i ushtrisë sovjetike për sulm nga sipërfaqja e detit, një gjysmë avion e gjysmë anije, më i madh se avionët e sotëm të pasagjerëve, që tashmë rri i braktisur në një plazh në Rusi para se të kthehet në muzeum.
Me pamjen e tij futuristike, ekranoplani Lun MD-160 u rimorkiua përmes detit Kaspik muajin e kaluar, si pjesë e udhëtimit të tij 14 ditor për në bazën e Derbent në Dagestan.
Mjeti ushtarak i dalë jashtë shërbimi, ishte krijuar nga Rostislav Evgenievich Alexeyev që në vitin 1975, dhe përdorte një shtresë ajri nën krahët e tij për të fluturuar mbi sipërfaqen e ujit në vetëm 4-5 metra lartësi prej tij, duke u bërë i vështirë për t’i pikasur nga armiqtë.
Ai qëndron i papërdorur që prej fundit të viteve 1990-të dhe tashmë do të kthehet në një atraksion turistik në breg të oqeanit.
MD-160, i njohur gjithashtu si Utka, ishte pjesë e programit ushtarak sovjetik WIG dhe i vetmi ekranoplan i kategorisë Lun që u kompletua dhe u pajis me raketa supersonike anti-aeroplanmbajtëse.
Ai kishte një ekuipazh prej nëntë vetësh dhe u krijua për fluturim të vazhdueshëm mbi sipërfaqen e detit duke përdorur atë që njihet si “efekti tokësor”, që është ndërveprimi dinamik mes krahëve dhe sipërfaqes së ujit.
Top Channel