Çudia e pandemisë/ Bien shitjet e makinave me naftë e benzinë, bum shitjesh për makinat elektrike

26/08/2020 01:52

Kur vjen fjala tek makinat që nuk ndotin, Europa nuk mendohet dy herë. Pandemia ka çuar në një kolaps shitjeje të makinave me naftë dhe benzinë, por çudia ka ndodhur me automjetet elektrike të cilat kanë pësuar një bum shitjesh.

Mësohet se industria e automobilëve pritet të përfitojë nga instrumenti 750 miliardë eurosh i BE-së për rimëkëmbjen prej sëmundjes që ka goditur rëndë dhe ekonominë.

Në gjysmën e parë të vitit, shitjet e makinave ranë me 38%, megjithatë ato elektrike janë kthyer duket tashmë në trend dhe në 6 muajt e parë të 2020-tës, pësuan rritje me 8%, një ritëm shitjesh dy herë më i lartë se ai i vitit të kaluar. Mjaft njerëz nuk i duan makinat elektrike, sepse kanë shumë paragjykime; mendojnë se ato nuk janë të besueshme, apo se nuk vlejnë për distanca të gjata.

Por duket një mendësi e tillë tillë ka nisur të ndryshojë. Problemi është se në Europë, ato po shiten më shumë në 14 vendet më të pasura të bllokut, plus shtetet jo-anëtare si Britania e Madhe dhe Norvegjia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA