Digjet një banesë dykatëshe në Klos, dyshohet se aty jetonin dy familje Sipas studimit të fundit të Eurostatit, Shqipëria, ka çmimet më të larta të ushqimeve në rajon, krahasuar me mesataren e BE-së.
Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka çmimet me të ulëta. Këtu flitet që nga buka, drithërat, djathi, gjalpi, vezët, mishi e peshku.
“Mishi ka shkuar 9 mijë lekë kilja.”
“Edhe atë e bëjmë copa të vogla.”
“Peshk hamë një herë, në muaj.”
“I marrim erë këtyre produkteve. Ngopemi me të”
“Janë shtrenjtuar, e shohim, që blejmë më pak. Jemi të parët për çmimet dhe të fundit për të ardhurat në rajon.”
Ndërkohë Gjergj Buxhuku është shprehur se: Nuk është gjë e re ky rezultat i Eurostat-it. Kjo ndodh, sepse edhe ai prodhim i paktë, ka kosto shumë të lartë. Energjia është e shtrenjtë, nafta po ashtu, subvencione nuk ka, infrastruktura e dobët. Kreditimi është strapacues dhe i komplikuar. Gjithçka është përqendruar në pak duar, pra jemi në situatë monopoli.
Të gjithë këto na mbajnë në vend të fundit, ndërsa e kundërta e gjithë këtyre, e çojnë Maqedoninë e Veriut, në vend të parë, në rajon për çmimet më të lira.
Top Channel