
Policët në Shtetet e Bashkuara janë vënë në kërkim të një personi që ka përqafuar njerëz të cilët nuk i njihte në Walmart, në Massachusetts e pastaj u thoshte: Tani ju keni Covid!
“Thjesht po të jap një përqafim Covid-i”, citohet t’i ketë thënë ai njërës prej viktimave të veta.
Policia e Massachusetts-it ka kërkuar dhe ndihmën e publikut në identifikimin e personit që ka shkaktuar frikë mes popullsisë. Viktima e gjestit të tij që foli për policët, me vështirësi ka arritur t’I shpëtojë kancerit.
Ajo i tha efektivëve se burri i ri i kishte larguar gjërat që kishte në dorë, e kishte përqafuar dhe pastaj qe larguar duke qeshur. Mësohet se përqafime të tilla ai u ka dhënë dhe disa klientëve të tjerë. Policia po e kërkon për akuza që shkojnë deri te kërcënimi terrorist.
Top Channel