Të paktën 8 të vdekur nga zjarri në çisternë pas përplasjes me anijen

22/08/2020 18:16

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dje nga përplasja e një çisterne nafte dhe zjarrin që pasoi, me një tjetër mjet detar në Kinë.

Transportuesja u përplas me një mjet detar zhavorri në grykën e lumit Yangtze pranë qytetit të Shanghai, dhe grupet e shpëtimit konfirmuan gjetjen e trupave të tetë marinarëve.

Përplasja shkaktoi një zjarr masiv në bordin e çisternës që transportonte 3,000 ton karburant ne kohen e aksidentit.

Të 17 anëtarët e dy ekuipazheve — 14 të çisternës dhe 3 në anijen e zhavorrit — ranë në ujë.

Barka shpëtimi, helikopterë dhe avionë u dërguan menjëherë në vendngjarje. Tre të mbijetuar u shpëtuan, një prej të cilëve u dërgua në spital.

Kërkimet vazhdonin ende për gjashtë marinarë të humbur ndërsa deri dje zjarri ishte vënë nën kontroll.

Ky është aksidenti i parë këtë verë në lumin Yangtze në Shanghai i cili është një nga rrugët kryesore të transportit detar të vendit.

Edhe në të kaluarën ka pasur disa aksidente të rënda mes anijeve të transportit në këtë korridor.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel