Katër të vdekur nga shpërthimi masiv i gazit në bllokun e apartamenteve

22/08/2020 18:35

Trupi i një gruaje e një fëmije ishin mes katër viktimave të ngjarjes së dyshuar si shpërthim gazi në një ndërtesë rezidenciale në Rusi, raportonin mediat vendase.

Agjencia vandase RIA Novosti, tha se megjithse numri aktual i viktimave është katër, të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

“Në ora 03.03 të mëngjesit u gjetën trupi i një fëmije dhe i një gruaje, fëmija ishte i lindur në vitin 2012”.

Shpërthimi i rëndë ndodhi në një ndërtesë dhjetë-katëshe në Yaroslavl, nga e cila u evakuan 33 njerëz, duke përfshirë tetë fëmijë.

Më herët agjencitë e qeverisë rajonale thanë në një deklaratë: “Kompleksi ishte ndërtuar në vitin 1992. Ai ka 120 apartamente ku jetojnë 342 njerëz, duke përfshirë 64 fëmijë. Zjarri tashmë është shuar dhe tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë”.

Forca e shpërthimit kishte shkaktuar shembjen e dyshemeve nga kati i tretë deri në të pestin, thonin raportimet lokale, ndërsa policia po vazhdon hetimet për shkakun e incidentit.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel