Bllokohet hapur ura e famshme Tower Bridge në Londër, kaos në trafikun e kryeqytetit

22/08/2020 19:00

Në një situatë qesharake dhe stresuese për shumë shoferë, ura e famshme e Tower Bridge në qendër të Londrës u bllokua sot pasdite me krahët ngritur, duke shkaktuar kaos në trafikun e automjeteve.

Krahët e kalimi historik detar u ngritën rreth orës 16.00 për kalimin e një anijeje nën të në lumin Tamiz, por një prej tyre nuk arriti të ulej përsëri për të paktën një orë.

Shoferët shkruanin në rrjetet sociale: “Jam bllokuar këtu prej një ore… #TowerBridge.”

Një tjetër komentonte: “Tower bridge përfundimisht është bllokuar! Njëri krah i urës nisi të ulej kurse tjetri ngeci”.

Të bllokuarit në pritje të kalimit u njoftuan të gjenin rrugë alternative.

Edhe policia e Londrës njoftonte njerëzit të shmangnin zonën: “Ura Tower Bridge është aktualisht e mbyllur për trafikun dhe këmbësorët prej një avarie teknike. Mekanikët po punojnë. Ju lutemi të gjeni rrugë alternative”.

Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh me urën e famshme mesjetare.

Në 2005 policia e mbylli atë për 10 orë prej një problemi të ngjashëm që nuk lejonte uljen e krahëve të saj.

Ura është gjithashtu një atraksion i rëndësishëm turistik që lidh distriktin financiar Square Mile me zonën e Southwark.

Secili nga krahët e saj peshon 12 ton dhe përdor një kundërpeshë prej 40 ton për të ndihmuar në zbritje, pas ngritjes për lejimin e trafikut ujor në lumë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA