Miratohet monedha e floririt 24 karat me fytyrën e Trump, del në 4 korrik për 250-vjetorin e SHBA-së
20/03 15:00
Një tërmet me fuqi prej 6.9 ballë ka ndodhur sot në mëngjes në brigjet e provincës Lindore Nusa Tenggara të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së vendit.
Sipas agjencisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 171 kilometra në veriperëndim nga rrethi Larantuka në Regjencën e Flores Lindore.
Asnjë informacion mbi viktima eventuale nuk është dhënë, ndërsa nuk u dha as paralajmërim për cunami.
Më 19 gusht, dy tërmete tronditën provincën Bengkulu të Indonezisë. Tërmeti i parë ishte me fuqi prej 6.9 ballë ndërsa tjetri i cili ndodhi gjashtë minuta më vonë 6.8 ballë.
Top Channel