“Nëna më e keqe”/ Britanikja la vetëm vajzën që ishte duke vdekur dhe shkoi në pub!

21/08/2020 10:22

E gjithë Britania flet për të; e kanë quajtur “nëna më e keqe”!

Sharon Goldie e la vetëm vajzën e saj të sëmurë 13-vjeçare, Robyn dhe shkoi me shoqërinë në pub edhe pse e bija i lutej për ndihmë.

“Kërkon vetëm vëmendje”, kishin qenë fjalët e 45-vjeçares, që i ishte hakërryer vajzës kur ajo kishte dalë jashtë e i kishte kërkuar fqinjëve të thërrisnin ambulancën sepse nuk merrte dot frymë dhe kishte dhimbje të forta në trup.

Robyn kishte pësuar çarje të stomakut, por e ëma nuk e dinte dhe nuk ishte shqetësuar aspak për dhimbjet e saj, thjesht i jepte qetësues. Kur u kthye nga klubi, nuk shkoi të kontrollonte se si ishte Robyn, por doli me një mik në verandë. Ishte ai që shkoi ta shihte ç’po bënte 13-vjeçarja dhe e gjeti të vdekur në divan.

Gruaja u deklarua fajtore përpara gjykatës përballë akuzave për keqtrajtim dhe neglizhim të fëmijës. Robyn kishte disa ditë me dhimbje dhe pa ushqim.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA