I droguari tenton të shesë vajzën e të dashurës për $2,500

21/08/2020 17:00

Një burrë nga Kentucky në SHBA është dënuar me një vit burg pasi pranoi se tentoi të shiste të bijën 4-vjeçare të të dashurës së tij në një pikë karburanti, pasi kishte tymosur metamfetaminë.

29 vjeçari Harry Day u arrestua të dielën pasi policia e Kentucky mori një telefonatë ku thuhej se personi po ofronte për shitje një fëmijë në pikën e furnizimit Speedy Mart, në këmbim të $2,500.

Personi që denoncoi incidentin dha një përshkrim të të dyshuarit dhe numrin e targës së makinës së tij, dhe kjo i lejoi oficerëve të ndiqnin mjetin e tij deri në shtëpi.

Oficerët thanë se gjetën të voglën në shtëpi me nënën e saj, 26-vjecaren Gertrude Henson.

Në banesë oficerët gjetën metamfetanimë dhe mjete për konsumin e drogave.

Day u arrestua për nxitje të trafikut të një fëmije nën 18 vjeç dhe drejtim të makinës nën influencën e drogave.

Ndërsa Henson, nënë e dy fëmijëve, u akuzua për zotërim drogash dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije.
Day pranoi akuzat e ngritura dhe u dënua me 360 ditë burg.

FOTO GALERI
2/4
Day po ofronte për shitje një fëmijë në pikën e furnizimit Speedy Mart në këmbim të $2,500.

Top Channel