Disa dhjetëra zjarre të mëdha vazhduan të enjten në Kaliforni duke duke vënë në pikëpyetje aftësitë zjarrfikëse të atij shteti. Zjarret thuhet se janë shkaktuar nga një varg me rreth 11 mijë rrufe që goditën atë vend gjatë ditëve të fundit.

Zjarret kanë shkatërruar 175 struktura, përfshi shtëpi dhe po rrezikojnë 50 mijë të tjera, tha zoti Daniel Berlant me Departamentin e Pyjeve dhe Mbrojtes nga Zjarret në Kaliforni. Në tërësi, 33 banorë dhe zjarrfikës njoftohet se janë lënduar. Zjarret më të mëdha janë në pjesën veriore të Kalifornisë, ku flakët kanë përpirë rreth 1’250 kilometra katrorë tokë me shkurre, zona rurale dhe pyje të dendura përreth qytetit San Françisko.

Më shumë se 10 mijë zjarrfikës të Kalifornisë po luftojnë me zjarret. Zyrtarët e lartë të departamenteve të zjarrfikësave thonë se kanë mungesa në njerëz, pajisje dhe burime. Disa zjarrfikës po punonin me turne 72-orëshe në vend të turnit të zakonshëm 24-orësh. Kalifornia ka kërkuar 375 makineri zjarrfikëse dhe ekuipazhe nga shtetet e tjera. “Kjo do të mundësonte që zjarrfikësit tanë që po luftojnë me flakët që nga fundjava të kenë një mundësi për të pushuar”, tha Berlant.

Në kontenë Marin në veri të San Françiskos, ku një zjarr i vogël po digjet pranë Oqeanit Paqësor, shefi i zjarrfikësve Jason Weber tha se po pret që ndihma nga shteti Montana të mbërrijë këtë fundjavë. Në rajonet malore bregdetare në jug të San Françiskos, ku 26 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen, zjarri u rrit brenda natës në një hapësirë prej 160 kilometrash katror. Zyrtarët thanë se zjarri mund të rritet ndjeshëm deri ditën tjetër.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel