
Pjesa braziliane e pyjeve të Amazonës po shkatërrohen nga një valë e re zjarresh një vit pasi një katastrofë e ngjashme solli zemërim botëror për keqmenaxhimin e situatës nga qeveria e Jair Bolsonaro.
Vetëm muajin e kaluar u regjistruan të paktën 20,473 zjarre nga agjencia hapësinore braziliane INPE.
Grupi ambjentalist Greenpeace dënoi presidentin Bolsonaro për sulmet e tij ndaj rregullacioneve dhe për anësi me interesat industriale që mbrojnë lirimin e hapësirave nga pyjet në Amazonë.
“Adminsitrata e Bolsonaro vazhdon sistematikisht të prishë procesin e mbrojtjes mjedisore dhe punën e agjencive,” tha Cristiane Mazzetti, aktiviste e Greenpeace Brazil.
“Teksa Bolsonaro hiqet se mbështet ndalimin e zjarreve duke dërguar trupat ushtarake në Amazonë ai po bëhet pengesa kryesore për eliminimin e tyre”, shtoi ajo.
Kritikët e presidentit të djathtë e dënojnë e dënojnë atë për inkurajim të shpyllëzimit ilegal dhe shpërfillje të popujve indigjenë që kanë tokat e të parëve të tyre në Amazonë.
Top Channel