
Zonja e parë e SHBA është lavdëruar nga këngëtarja Rihanna pas publikimit të videos së sikletshme ku Melania Trump duket se refuzon dorën e bashkëshorit Donald Trump duke dalë nga avioni presidencial Air Force One.
50 vjeçarja Melania largoi dorën nga Donald Trump dhe e përdori atë në dukje për të mbajtur fustanin nga era në shkallët e avionit, por klipi u bë hit në rrjetet sociale.
Rihanna gjithashtu e ripostoi atë duke e shoqëruar me një këngë të sajën.
Kundershtarja e njohur e presidentit Trump shoqëronte pamjet me këngën për gratë e pavarura “Needed Me”, nga albumi i saj i vitit 2016, ANTI.
Në video artistja komentonte se “Melanias i pëlqen arti”, duke iu referuar postimeve të saj të mëparshme me vizatime politike kunder Trump.
Zhvillimi vjen teksa presidenti Trump përballet me çështjen e votës me postë për të cilën thotë se është pre e manipulimeve teksa përballet nënnëtor me rivalin demokrat Joe Biden.
Top Channel